U transferua me shumë zhurmë, lojtari i njohur po largohet nga Chelsea

U transferua me shumë zhurmë, lojtari i njohur po largohet nga Chelsea

Ziyechi mund të largohet nga Chelsea.

Hakim Ziyech i Chelseat është në listën e transferimeve të Atletico Madridit për afatin kalimtar të verës.

Ziyechi erdhi të Chelsea në verën e vitit të kaluar nga Ajaxi për 40 milionë euro, por deri me tani ka shënuar vetëm dy gola dhe ka bërë edhe katër asistime.

Madje, që nga ardhja e trajnerit, Thomas Tuchel, i cili e zëvendësoi Frank Lampardin e shkarkuar, 27-vjeçari ka qenë titullar vetëm në dy takime.

Bëhet e ditur se Atletico Madridi pret që ta shesë anësorin, Vitolo dhe si zëvendësues të tij e konsideron Zyiechin. Raportohet se Chelsea është i gatshëm ta shesë marokenin për më pak se 40 milion euro.

TAGS