U tha se u pensionua, vjen reagimi i Agueros

U tha se u pensionua, vjen reagimi i Agueros

Sulmuesi i Barcelonës, Sergio Aguero ka reaguar pas lajmit se do t’i duhet të tërhiqet nga futbolli aktiv pas problemit në zemër.

Sulmuesi argjentinas, aktualisht është i detyruar të pauzojë për tre muaj pas problemeve me frymëmarrje që iu shfaqën në ndeshjen kundër Alavesit. Ai po vuan nga aritmia kardiake dhe gjatë kësaj periudhe të pushimit, do t’i nënshtrohet vazhdimisht testimeve.

Aguero ka thënë se nuk e ka ndërmend të pensionohet dhe është optimist i madh se së shpejti do të kthehet në fushë.

“Duke pasur parasysh spekulimet, i njoftojë të gjithë se po i përcjelli këshillat e mjekëve të klubit, po bëjë teste dhe po trajtohem përpara se ta shoh progresin tim brenda 90 ditësh. Gjithmonë pozitiv”, ka shkruar Aguero në Twitter.