U tha se Haaland po i bashkohet Barcelonës, vjen reagimi nga Xavi

U tha se Haaland po i bashkohet Barcelonës, vjen reagimi nga Xavi

Trajneri i Barcelonës, Xavi ka folur për spekulimet lidhur me transferimin e yllit të Borussia Dortmundit, Erling Haaland.

Më herët këtë javë, presidenti Joan Laporta ka mbajtur diskutime me agjentin Mino Raiola për norvegjezin, që kërkohet nga top klubet evropiane.

Ndërkohë, pavarësisht që Barcelona është në pozitë jo të mirë financiare, raportohet se do bëjnë çmos për të nënshkruar me Haaland këtë verë.

Sidoqoftë, Xavi e ka quajtur hipotetike mundësinë e transferimit të Haaland, transmeton lajmi.

“Çdo gjë që thuhet tani është hipotetike. Barcelona duhet të jetë në dijeni për afatin kalimtar dhe është e vërtetë që na duhen përforcime, por të shohim çfarë do ndodh”, deklaroi ai për ‘Marca’.

Sidoqoftë, klubet si Bayern Munich, Manchester City, PSG dhe Real Madrid kanë shprehur për 21-vjeçarin./Lajmi.net/