U përjashtuan të dy nga “Për’puthen/ A janë në një lidhje Edi dhe Ada? Flet ish-konkurrenti dhe tregon si qëndron e vërteta e tyre

Ndonëse ishin dy nga konkurrentët më të preferuar, Edi dhe Ada u përjashtuan nga “Për’puthen”! Shkelja e rregullave, pas një takimi në fshehtësi, ka bërë që ata të përjashtohen.


Por a janë ata të dy në një lidhje jashtë programit? Edi ka folur për marrëdhënien me Adën, në një intervistë 60 sekonda për “Prive”. I pyetur nëse me të janë thjesht shokë apo më shumë Edi tha shkurt: “Shokë”.

Dy konkurrentët kishin shprehur pëlqim për njëri-tjetrin dhe pavarësisht sherreve dhe debateve të forta, ata këmbëngulën që të vazhdonin njohjen dhe takimin e javës, Ada e kishte pikërisht me të.

Pas përjashtimit, moderatorja Bora Zemani sqaroi se Ada dhe Edi ishin ftuar që të thonin versionin e tyre në program dhe arsyen pse janë takuar, por ata nuk kishin pranuar.

TAGS