U nënshkrua Protokolli Teknik i Bashkëpunimit me Britaninë në Fushën e Transportit

U nënshkrua Protokolli Teknik i Bashkëpunimit me Britaninë në Fushën e Transportit

Të martën në ambientet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit,  është nënshkruar Protokolli Teknik i Bashkëpunimit në Fushën e Transportit mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe.

Siç njofton Ministria e Infrastrukturës, ky protokoll u nënshkrua pas negociatave bilaterale mes dy delegacioneve në nivel ekspertësh, në fushën e transportit ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave.

“Nënshkrimi i këtij protokolli ka për qëllim nxitjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve dhe krijon mundësinë e qasjes së operatorëve kosovar rezident në tregun ndërkombëtar të  udhëtareve dhe mallrave, duke eliminuar barrierat administrative dhe teknike”, thuhet në kumtesë. /Telegrafi/

TAGS