U kry, Adnan Januzaj largohet nga Sociedad

U kry, Adnan Januzaj largohet nga Sociedad

Sulmuesi i krahut, Adnan Januzaj nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Real Sociedadit për sezonin e ardhshëm.

Mediat në Spanjë kanë njoftuar të mërkurën se Janzuaj ka refuzuar rinovimin e kontratës me ekipin nga La Liga, pasi po synon transferimin në ndonjë ekip tjetër për sezonin e ardhshëm.

Januzaj ka kontratë me Sociedadin deri në vitin e ardhshëm kurse është pjesë e ekipit prej verës së vitit 2017.

26-vjeçari në edicionin e fundit, ka regjistruar 36 ndeshje për Sociedadin në të gjitha garat, ku ka shënuar katër gola dhe ka asistuar po aq herë.

Ai karrierë ka bërë edhe te Manchester Unitedi, Sunderlandi e Borussia Dortmundi.

TAGS