U kapën me 500 kg kokainë në Gjermani/ Shqiptarët: Në vendin tonë s’ka punë as…

U kapën me 500 kg kokainë në Gjermani/ Shqiptarët: Në vendin tonë s’ka punë as…

Vazhdon në Gjermani një nga gjyqet më të ndjekur nga media. Gjashtë shqiptarë kanë dalë përpara gjykatës në Memmingen, të akuzuar se kanë trafikuar 500 kg kokainë. Droga u gjet në kutitë e bananeve që vinin nga Ekuadori.



Shqiptarët kanë pranuar ofertën e prokurorëve për bashkëpunim dhe do dënohen nga 5 deri në 7 vite.

Përpara gjykatës ata paraqitën të njëjtën panoramë: në Shqipëri nuk kishin punë pas shkollës dhe fitonin pak të ardhura.

Ata thonë se atyre iu ofruan veçmas persona të ndryshëm dhe u bënë një ofertë: duhet të thyenin një magazinë në Gjermani dhe të fitonin para të shpejta. Në gjykatë ata thanë se do merrnin 15 mijë euro.

Ata thanë se e dinin se do merrnin drogë nga kutitë, por iu ishte thënë se askush nuk do rrezikohej. Të verbuar nga paratë, ata u nisën nga Milano, Këlni apo Frankfurti drejt Ulmit.

Por shqiptarët nuk e dinin se policia kishte përgjuar bisedat dhe kishte zëvendësuar drogën me një imitim. Kur ata mbërritën në magazinë, u arrestuan. Droga prej 500 kg kap një vlerë tregu prej 50 mln euro. Vendimi për ta do jepet më 9 nëntor.