U infektua me Covid-19, flet Arjola Shehu: Kisha siklete shumë të mëdha, dihet që kjo korona…

U infektua me Covid-19, flet Arjola Shehu: Kisha siklete shumë të mëdha, dihet që kjo korona…

Moderatorja Arjola Shehu e cila rezultoi pozitive me Covid-19 pak ditë më parë, ka fituar betejën me virusin dhe është rikthyer në emisionin e saj të mëngjesit.



Ajo ka treguar se këto javë që qëndroi e izoluar kanë qenë mjaft të sikletshme, sidomos nga ana psikologjike.

“Kishte siklete shumë të mëdha, sidomos psikologjike sepse dihet që kjo Corona, kaq e diskutuar  të rëndon mendon sikur çfarë do të ndodhë tani. Nuk më mbajti shumë, fillova antibiotikët dhe më kaloi temperatura 38 e pak. Antibiotikët më mbajtën vetëm tre ditë dhe pastaj gjendja ime ishte shumë e mirë. Nuk më humbi shija, vetëm nuhatja edhe më erdhi goxha vonë“, tregoi moderatorja.

Më tej, moderatorja shtoi se edhe familjarët e saj u prekën nga koronavirusi, përveç të atit, që dilte jashtë dhe u blinte ilaçet.

“Familja ka kaluar në të gjitha etapat vetëm babi që nuk u infektua dhe fatmirësisht se ai dilte na merrte ilaçet”, tha Shehu.

Para se të rikthehej në emision ajo bëri testin e radhës që rezultoi negativ dhe u shpreh me shaka se nuk kishte dashur kurrë më shumë se sot që të ishte negative.

TAGS