U dyshua për bombë, policia nuk gjen asnjë mjet shpërthyes në dy objektet në Prishtinë

U dyshua për bombë, policia nuk gjen asnjë mjet shpërthyes në dy objektet në Prishtinë

Policia e Kosovë ka njoftuar se pas të gjitha veprimeve  hetimore që kanë ndërmarrë gjatë ditës, nuk kanë rezultuar me gjetjen e ndonjë mjeti të dyshuar në Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Prokurorinë Speciale, dhe rreth orës 15:00 është liruar vendi i ngjarjes dhe rruga për qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve.

Ndërkohë sot rreth orës 10:30, në zyrën e pranimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, janë pranuar tri (3) thirrje telefonike.

Në këto thirrje telefonike është lajmëruar një person mashkull i cili ka kanosur me vendosje të mjetit shpërthyes në drejtim të institucioneve të drejtësisë konkretisht Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu:

Në njoftimin e bërë për media, thuhet se sa i përket identifikimit të personit të dyshuar i cili ka kryer kanosjen me mjet shpërthyes, Policia e Kosovës është duke punuar intensivisht në identifikimin e personit dhe abonuesit të numrit të telefonit nga i cili është kryer kanosja. /Telegrafi/

TAGS