Turi dhe Orinda bëhen prindër për herë të parë: Zbulojnë emrin e bebushes

Turi dhe Orinda bëhen prindër për herë të parë: Zbulojnë emrin e bebushes

Moderatori Turjan Hysko dhe bashkëshortja e tij Orinda Huta janë bërë prindër për herë të parë ditën e sotme.Lajmin e ka bërë të ditur Turjani nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’ ku ka zbuluar emrin e vajzës dhe nje foto me vogëlushen. Moderatori shkruan Atara Hysko dhe datën e sotme duke fotografuar krevatin e bebes në të cilin shkruhet princess Atara.


“Atara, lëre TikTokun, vrap gjumë tani,” shkruan ai.

Siç e lexuat, emri që kanë zgjedhur është Atara, një emër që në kulturën e hebrenjve ka kuptimin “kurorë” dhe “e bekuar”, por kjo nuk do të thotë që detyrimisht lidhet me përzgjedhjen e çiftit.

Turi dhe Orinda janë bashkë prej më shumë se një dekade. Çifti kurorëzoi dashurinë në një ceremoni të mbajtur në Kalanë e Petrelës, më 27 korrik 2017.

TAGS