20 July 2018 / 15:58
Gjashtë vite burg për biznesmenin Sead Koçan ndërsa tre vjet për të akuzuarin e dytë, Vasilie Aviroviq. Gjykata Penale shpalli fajtorë të akuzuarit në rastin “Trust”. Kompanisë “Transmet” dhe “Sileks Nemetali” do t’u konfiskohen 17 milionë euro gjegjësisht vlera identike e tenderit të cilin e kanë fituar me dokumente të rreme për gërmim në “REK Bitolla”.
GJYKATËSJA
“Të akuzuarit, Sead Koçan dhe Vasilie Aviroviq, janë fajtorë për veprën e kryer penale -Abuzim të procedurës së thirrjes publike, ndarje të kontratës për furnizim publik, sipas nenit 275 c. Sipas dispozitave të cituara, të akuzuarin Sead Koçan, gjykata e dënon me gjashtë vite burg. Të akuzuarin Vasilie Aviroviq, sipas dispozitave të cituara që i përmenda paraprakisht, e dënoj me dënim me burg prej 3 viteve”.
Megjithatë, në gjykatë ku lexoheshin dënimet e shqiptuara kishte hapësirë edhe për të festuar. Ndryshe, i akuzuari i tretë Safet Vatiq, menaxher i kompanisë “Vato”, u lirua nga përgjegjësia.
Pa dyshim kjo është fitore e madhe e palës mbrojtëse. Nuk e përjetoj si fitore personale, e as si humbje të prokurorisë, por si fitore e madhe të drejtësisë – tha Vanço Mitev- avokat i Safet Vatiq.
Pronari i kompanisë “Vato”, Mujo Vatiq nuk e fshehte kënaqësinë për vendimin që i afërmi i tyre u la i lirë.
Më ën fund shoh se me pushtetin e ri dhe me gjykimet e këtilla, drejtësia është e arritshme për çdokënd që është i drejtë – tha Mujo Vatiq, pronar i kompanisë Vato.
Prokuroria Speciale është e kënaqur nga vendimet e gjykatës. Megjithatë lejnë hapësirë për analiza për të vendosur nëse ekziston mundësia ta ankimojnë lartësinë e dënimeve me burg para gjykatës së Apelit. PSP-ja nuk kërkoi paraburgim për Sead Koçan, pasi veç më kanë siguruar garanci financiare, ndërsa ligji nuk lejon të kërkohet masë më e rreptë. Prokuroria theks të veçantë vuri në konfiskimin e 17 milionë eurove.
Lidhur me konfisikimin mund t’i uroj gjykatës. Kjo është gjëja e parë e këtillë në Maqedoni. Bëhet fjalë për parim-bruto të konfiskimit që me siguri do e bëjë parandalimin më të madh nga veprat e këtilla penale në të ardhmen. Pra, konfiskohet shuma e plotë e tenderit – tha Gavril Bubevski, PSP.
A i keni siguruar?
Rreth 90% nga shuma që dihet të konfiskohet përkohësisht është siguruar – u përgjigj ai.
Konfiskimi është për kompaninë “Transmet” si dhe për “Sileks Nemetali”. PSP theksoi se “Sileks Nemetali” nuk ka pasuri, kështu që mjetet për konfiskim do t’i kërkojnë nga kompania themeluese, gjegjësisht “RIK Sileks”. Avokatët e të dënuarve paralajmëruan se vendimet e gjykatës për këtë rast do t’i ankimojnë para gjykatës së Apelit.
Bojan Stojanovski