Trashëgimtraja e Gucci-t trondit me deklaratën: Njerku abuzoi seksualisht 16 vjet me mua, nëna e gjyshja e fshehën

Trashëgimtraja e Gucci-t trondit me deklaratën: Njerku abuzoi seksualisht 16 vjet me mua, nëna e gjyshja e fshehën

Një dëshmi tronditëse vjen nga një trashëgimtare e Gucci-t, familjes më të famshme dhe të pëlqyer nga miliona qytetarë. Alexandra Zarini, mbesa 35-vjeçare e Aldo Gucci (djali i madh i themeluesit të grupit, Guccio Gucci ), ka akuzuar njerkun e saj se ka abuzuar seksualisht me të 16 vjet, ndërsa fajësoi nënën dhe gjyshen se e kanë fshehur ngjarjen.



Alexandra ka ngritur një padi këtë javë në Gjykatën e Lartë të Los Angeles. 35-vjeçarja pretendon se njerku i saj, Joseph Rafalo abuzoi seksualisht për vite me radhë me të dhe akuzon nënën e saj, Patricia Gucci dhe gjyshen, Bruna Palombo, që ishin përfshirë në mbulimin e ngjarjes.

Zarini pretendon se Rafalo, një figurë e rëndësishme në industrinë e muzikës, filloi të abuzonte me të në moshën gjashtë vjeçare dhe se tmerri vazhdoi deri në moshën 22 vjeçare.

TAGS