Transferimi i mundshëm i Rashicës, kjo është deklarata e drejtorit sportiv të Leverkusenit

Transferimi i mundshëm i Rashicës, kjo është deklarata e drejtorit sportiv të Leverkusenit

Milot Rashica ishte pranë një transferimi te Bayer Leverkusen në afatin kalimtar të verës, por një gjë e tillë nuk ndodhi dhe kosovari vazhdon të jetë pjesë e Werder Bremen.

Simon Rolfes, drejtori sportiv i Leverkusenit ka thënë se Rashica momentalisht nuk është temë diskutimi te klubi njohur gjerman.

“Jo, Milot Rashica është lojtar i Werder Bremenit dhe ai nuk është temë diskutimi për Bayer Leverkusenin momentalisht” ka thënë drejtori sportiv i klubit gjerman, Simon Rolfes.

Miloti gjatë verës u kërkua nga shumë ekipe, në mesin e tyre edhe nga Leverkuseni, por transferimi i tij nuk ndodhi.

Tani ylli kosovar po vuan edhe nga një lëndim, i cili do ta lë atë jashtë fushave deri në fund të janarit.

TAGS