Transferi i parë i Barcelonës është brazilian

Transferi i parë i Barcelonës është brazilian

Mbrojtësi i krahut të djathtë, braziliani Emerson Royal do të jetë përforcimi i parë te skuadra e Barcelonës për sezonin e ardhshëm.

Emerson do t’i bashkohet Barcelonës nga skuadra e Real Betisit pas paraqitjeve të mira që i ka treguar këtë edicion.

Në fakt, Emerson kishte kaluar te Betisi në vitin 2019 nga Barcelona dhe ekipi nga “Camp Nou” ka shfrytëzuar opsionin e riblerjes së tij pas dy vjetësh.

Te Barcelona po e shohin Emersonin si përforcim të duhur për krahun e djathtë të mbrojtjes dhe së shpejti pritet ta zyrtarizojnë.

22-vjeçari me Barçën pritet të firmos kontratë pesëvjeçare. Emerson këtë sezon te Betisi ka shënuar dy gola dhe ka bërë katër asistime në 37 ndeshje në të gjitha garat.

TAGS