Trajneri i ri i United kërkon transferimin e yllit të Juventusit

Trajneri i ri i United kërkon transferimin e yllit të Juventusit

Trajneri i ardhshëm i Mançester United, Erik ten Hag, thuhet se është i prirur për të nënshkruar me qendërmbrojtësin e Juventusit, Matthijs de Ligt gjatë afatit kalimtar të kësaj vere.

Djajtë e Kuq po planifikojnë të shtojnë të paktën një qendërmbrojtës të ri në tregun e ardhshëm, me Phil Jones, Eric Bailly dhe Axel Tuanzebe potencialisht që të gjithë të largohen me marrëveshje të përhershme, përcjell ORAinfo.

Pau Torres i Villarreal dhe Goncalo Inacio i Sporting Lisbonës kanë qenë të lidhur fort me kalime në Old Trafford javët e fundit, por sipas gazetarit Oriol Domenech, De Ligt është gjithashtu një objektiv kryesor për 20 herë kampionët e Anglisë këtë verë.

Reprezentuesi holandez luajti nën drejtimin e Ten Hag në Ajax përpara se të përfundonte një lëvizje te Juventusi në vitin 2019, dhe ai ka përfaqësuar Zonjën e Vjetër në 115 raste në të gjitha garat./ORAinfo/