Trajneri i Liverpoolit ‘shokoi’ të gjithë me deklaratën e fundit

Trajneri i Liverpoolit ‘shokoi’ të gjithë me deklaratën e fundit

Jurgen Klopp ka bërë një deklaratë shumë befasuese.

Menaxheri i Liverpool, Jurgen Klopp bëri shaka në mënyrën e tij, por shokoi tifozët e Reds.

“Nëse do të isha vërtet i zgjuar, do të largohesha nga Liverpool këtë verë”, tha gjermani me një buzëqeshje pas ndeshjes kundër Ajax.

“Njerëzit me siguri do të thoshin gjëra shumë të këndshme për mua, por fatkeqësisht nuk jam aq i zgjuar. Unë jam i tillë, kur arrita në Dortmund njerëzit ishin pozitivë me mua, kur edhe unë u largova. Nuk mund të pretendoj se si do të jetë kur të largohem nga Liverpool, por do të bëj çmos për t’u larguar si pozitiv”, shtoi Klopp.

Këto deklarata vijnë si kundërpërgjigje ndaj medieve, të cilat janë skeptike për Liverpoolin e këtij sezoni.

TAGS