Trajneri i Kombëtares Edi Reja: Si i shpëtova infektimit me COVID-19

Trajneri i Kombëtares Edi Reja: Si i shpëtova infektimit me COVID-19

Edi Reja ka treguar për një eksperiencë të çuditshme që ka kaluar pak më herët. Përpara grumbullimit me Kombëtaren, si Elseid Hysaj ashtu edhe Etrit Berisha rezultuan pozitivë me koronavirus dhe u karantinuan. “Dy lojtarët u infektuan në vendet ku luajnë dhe nuk i thirra. Hysaj më tha se mund të ishte infektuar në Shkodër, ku kishte qenë me familjen e tij. Problemi qëndronte se Elseidi dhe Etriti ishin shokë dhome. Pasi u takuam, unë dhe Etriti udhëtuam krah për krah në avion për në Venecia (para tamponit). Një javë më vonë, ai rezultoi pozitiv. Sigurisht që u shqetësova për veten, por fatmirësisht rezultova negativ. Isha me fat. Ka dy mundësi: ose ai e kishte virusin dhe unë kisha shumë fat, ose nuk ishte infektuar akoma”, – u shpreh trajneri Edi Reja gjatë një interviste në Itali.



TAGS