Trajneri i Ajaxit, Ten Hag: Do të aplikojmë shumë presion ndaj Realit, qëllimi është fitorja

Erik ten Hag është optimist për gjasat e skuadrës së tij në ndeshjen e dytë të Ligës së Kampioneve kundër Real Madridit, pavarësisht humbjes 2-1 në Amsterdam.

Ajaxi udhëton në Santiago Bernabeu për të ndeshur në ndeshjen kthyese ndaj Realit dhe trajneri i holandezëve beson se ekipi i tij ka mundësi fitoreje dhe kualifikimi.

“Real Madridi është një ekip me lojtarë cilësorë, shumë prej tyre më pëlqejnë. Nëse duhet të zgjedh njërin, atëherë jam një tifoz i Luka Modric”, ka thënë fillimisht Ten Hag në konferencën për shtyp.

Lexo po ashtu:

“Unë shpresoj se Madridi do të luajë si në ndeshjen e parë. Në fazat e ndeshjes, ata do të ndalen, duke pritur gabimet tona”.

“Ne do të aplikojmë shumë presion ndaj tyre”.

“Qëllimi ynë është i qartë dhe është i njëjtë në çdo lojë: të shënojmë gola”.

Lexo po ashtu:

“Ne jemi Ajaxi dhe nuk na intereson ekipi që është para nesh. Qëllimi ynë është gjithmonë i njëjtë: të dominojmë, të shënojmë dhe të fitojmë”.

Trajneri i holandezëve në fund foli edhe për mungesën e kapitenit të Realit, Sergio Ramos, për të cilin tha se është mungesë e madhe pasi është lideri i ekipit. /Telegrafi/

TAGS