Trajneri i Ajaxit ka një porosi për Juventusin

Trajneri i Ajaxit ka një porosi për Juventusin

Erik Ten Hag ka uruar që në ndeshjen Ajax – Juventus të paraqitet edhe Cristiano Ronaldo.

Ajax, të mërkurën mbrëma në shtëpi pret Juventusin për të zhvilluar ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Liderët e kampionatit holandez, çerekfinalen e kanë arritur duke eliminuar Real Madridin, pas dy ndeshjeve jashtëzakonisht interesante.

“Urojmë që të luajnë më të mirët e Juventusit dhe sidomos Cristiano Ronaldo. Ne jemi Ajax dhe nuk dalim nga stili i lojës, cilindo kemi përballë!”, ka deklaruar Hag në konferencë për shtyp, përcjell ‘lajmi.net’.

Ndeshja mes Ajax – Real Madrid, luhet të mërkurën me fillim nga ora 21:00./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS