New York Knicks kanë pësuar humbjen e radhës.
Ata u mposhtën 125 – 116 nga Toronto Raptors.
Në çerekun e parë më të mirë ishin skuadra fituese.
Më pas në dy të tjerët më efikas u treguan New York Knicks.
Por, çereku i fundit i takoi Torontos dhe më pas edhe fitorja.
Më i miri për Raptors ishte Fred VanVleet me 28 pikë, dy kërcime dhe tri asistime.
Kurse, për New York Knicks i dalluar ishte RH Barrett me 30 pikë, shtatë kërcime dhe pesë asistime.
Për Toronton kjo ishte fitorja numër 21, teksa kanë edhe 27 humbje.
Në anën tjetër Knicks qëndrojnë më mirë me numrin e fitoreve.
Ata kanë gjithsej 25 fitore dhe 23 humbje.