Tkurret mali më i lartë në Europë

Tkurret mali më i lartë në Europë

23:46 | 30 Shtator 2021

Mali i dytë më i lartë në Europë është tkurrur gati për 1 meter që nga viti 2017.

Sipas ekspertëve francezë, kjo ka ndodhur për shkak të ndryshimeve klimatike, transmeton portal arbresh.info

Shkencëtarët besojnë se Mont Blanc humbet mesatarisht 13 cm në lartësi çdo vit, shkruan Daily Mail.
Mont Blanc matet çdo dy vjet për të krijuar modele të nivelit të mbulesës së akullit.

“Tani i takon klimatologëve dhe shkencëtarëve të tjerë të rishikojnë të dhënat e mbledhura dhe të dalin me teori që shpjegojnë këtë fenomen”, thanë ekspertët në një konferencë shtypi në Saint-Gervais-les-Bains, rrëzë Mont Blanc.

“Lartësia e Mont Blanc ka qenë vazhdimisht e ndryshme që nga kohët e lashta,” shpjeguan gjeografët.

Sipas shkencëtarëve, lartësia e malit ndryshon nga viti në vit, sepse maja është e mbuluar me një shtresë dëbore të përhershme. Sipas tyre lartësia ndryshon në varësi të intensitetit të erës dhe sasisë së reshjeve./arbresh.info/

TAGS