Tjetër sukses i Kosovës në xhudo, Distria Krasniqi e para në botë

Tjetër sukses i Kosovës në xhudo, Distria Krasniqi e para në botë

Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në Mastersin e Dohas.

Kjo i siguroi asaj 1800 pikë olimpike, të cilat i ndihmuan për rangim më të mirë para Lojërave Olimpike që do të mbahen këtë verë.

Në ëebfaqen e Federatës Botërore të xhudos, Distria është e para në botë në kategorinë e saj deri në 48 kilogramë.

Majlinda Kelmendi e cila e fitoi medaljen e bronztë në Mastersin e Dohas është e pesta në renditjen e përgjithshme, në kategorinë deri në 52 kilogramë. Me medaljen e bronztë të fituar në Katar, Majlinda u ngjit për një pozicion, ndërsa kishte kohë që nuk merrte pjesë në gara për shkak të lëndimit.

Nora Gjakova renditet e katërta në botë në kategorinë deri në 57 kilogramë. Gjakova fitoi medaljen e bronztë në Mastersin e Dohas, çka i siguroi asaj një pozicion më lartë në renditjen e përgjithshme.

Edhe Loriana Kuka renditet lartë në kategorinë e saj deri në 78 kilogramë. Ajo është e pesta në botë, kurse medalja e bronztë e fituar në Mastersin e Dohas i ndihmoi asaj të rritej për shtatë pozicione.

TAGS