Tirana shkëlqen në Champions. 2-0 kundër Dinamo Tbilis, kampionët e Shqipërisë në raundin tjetër

Tirana shkëlqen në Champions. 2-0 kundër Dinamo Tbilis, kampionët e Shqipërisë në raundin tjetër

Tirana ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e saj në Champions League. Kampionët e Shqipërisë siguruan biletën për në raundin e dytë eliminator, pas fitores 2-0 në transfertën kundër Dinamo Tbilis.



Golat e triumfit për bardheblutë u shënuan nga Torasa në minutën e katërt shtesë të pjesës së parë dhe Ismajlgeci në minutën e 86-të.

Në raundin e dytë eliminator të Ligës së Kampionëve, Tirana do të luajë në shtëpi kundër serbëve të Crvena Zvezda. Kjo sfidë do të zhvillohet më 25 ose 26 gusht.

TAGS