Tifozët e Newcastle hynë në fushë për ta festuar golin e barazimit ndaj Bournemouth – shtatë të arrestuar, në mesin e tyre një 14-vjeçar

Policia angleze i ka arrestuar shtatë tifozë të Newcastle United, duke përfshirë edhe një djalë 14-vjeçar, si pasojë e incidenteve që shpërthyen në ndeshjen e Ligës Premier kundër Bournemouthit.

Tifozët mysafirë hynë në fushën e Vitality Stadium për ta festuar golin e Matt Ritchiet në minutat shtesë që ia siguroi barazimin (2-2) skuadrës së Newcastle.

Ndër të arrestuarit është edhe një 14-vjeçar (Foto: Jordan Mansfield/Getty Images/Guliver)

Ky gol nxiti skena të padëshiruara në futboll, duke bërë që disa tifozë mysafirë të hynin në fushë dhe të përplaseshin me stafin e sigurimit.

Lexo po ashtu:

Me këtë rast ka mbetur e lënduar një femër – pjesëtarë e stafit të sigurisë, e cila është dëmtuar në hundë.

“Gjashtë meshkuj dhe një djalë 14 -vjeçar janë arrestuar me dyshimin se kanë hyrë në zonën ku luhet loja në një ndeshje futbolli, nga tribunat e tifozëve mysafirë dhe janë duke u ndihmuar policëve me përgjigjet e tyre”.

“Një stjuarte femër ka pësuar lëndim në hundë gjatë incidentit dhe hetimet janë duke vazhduar për të zbuluar nëse ka pasur ndonjë sulm”, thuhet në njoftimin e policisë së qarkut Dorset. /Telegrafi/

Policia i ka arrestuar shtatë tifozë të skuadrës mysafire (Foto: Jordan Mansfield/Getty Images/Guliver)

Policia i ka arrestuar shtatë tifozë të Newcastle (Foto: Jordan Mansfield/Getty Images/Guliver)

TAGS