Thaçi: Ushtria e Kosovës do t’i ketë armët amerikane

Presidenti Hashim Thaçi ka deklaruar se teknologjia e pajisjet që do t’i përdorin ushtarët e Kosovës do të jenë amerikane.

Ai përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në SHBA ka vizituar selinë e kompanisë “Boeing”, ku është takuar me miq të Kosovës.

Postimi i plotë:

Misioni dhe mandati i ri i FSK-së është bërë në koordinim të plotë dhe të ngushtë me SHBA-në. Edhe teknologjia e pajisjet që do t’i përdorin ushtarët e Kosovës do të jenë amerikane. Në selinë e kompanisë lidere në botë “Boeing”, sot pash të arriturat e saj dhe kërkuam mundësi për bashkëpunim në zhvillimin e FSK-së dhe rritjen e kapaciteteve të përgjithshme mbrojtëse të Kosovës. Edhe në “Boeing” takova miq të Kosovës, që kanë punuar e shërbyer në vendin tonë.

TAGS