Thaçi: Asnjë segment i krimit serb nuk bën të heshtet

Thaçi: Asnjë segment i krimit serb nuk bën të heshtet

 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se rrëfimi i Vasfije Krasniqi para anëtarëve të Kongresit Amerikan edhe njëherë dëshmoi përmasën e dhunës, krimit dhe gjenocidit që sipas tij shteti i Serbisë ushtroi mbi popullatën e paarmatosur shqiptare në vitet 1998, 1999.

Thaçi në një status në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se edhe pas 20 vitesh askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e këtyre vrasjeve, dhunimeve, masakrave dhe veprimeve gjenocidale gjatë luftës në Kosovë, nuk doli para drejtësisë vendore ose ndërkombëtare.

“Rrëfimi i znj. Vasfije Krasniqi para anëtarëve të Kongresit amerikan edhe njëherë dëshmoi përmasën e dhunës, krimit dhe gjenocidit që shteti i Serbisë ushtroi mbi popullatën e paarmatosur shqiptare në vitet 1998, 1999.
Ky rrëfim ngjalli emocione të forta para anëtarëve të pranishëm në Kongresin amerikan. Edhe pas 20 vitesh askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e këtyre vrasjeve, dhunimeve, masakrave dhe veprimeve gjenocidale gjatë luftës në Kosovë, nuk doli para drejtësisë vendore ose ndërkombëtare.
Iniciativa e znj. Vasfije Krasniqi për ta thënë publikisht përjetimin tragjik është shprehje e guximit të saj të lartë qytetar. Asnjë segment i krimit serb nuk bën të heshtet, sado i dhembshëm që të jetë”, ka shkruar në Facebook, Hashim Thaçi.

TAGS