Testi fizik që tregon jetëgjatësinë

Testi fizik që tregon jetëgjatësinë

Thjesht të ulesh me këmbët e kryeqëzuara dhe më pas të përpiqesh të ngrihesh sërish pa u ndihmuar nga duart e gjunjtë dhe pa humbur ekuilibrin mund të të tregojë jetëgjatësinë.

Të paktën kështu pretendojnë një grup shkencëtarësh të Universitetit Gama Filho në Rio de Janeiro të Brazilit.

Udhëheqësi i kërkimit, Claudio Gil Araujo thotë se fillimisht testi përdorej për të matur fleksibilitetin e atletëve, por sot ai e përdor gjatë vizitave të pacientëve të tij.

Në studim morën pjesë 2002 persona nga mosha 50 deri në 80 vjeç që u vlerësuan me një sistem pikësh nga njëshi deri tek dhjeta.

Sipas rezultateve, ata që morën më pak se tre pikë kishin më shumë mundësi që në 6 vitet e ardhshme të ndërronin jetë, në krahasim me ata që siguruan më shumë se tetë pikë.

Matja e pikëve ishte e thjeshtë.

Pacienti e nis testimin me 10 pikë më pas gjatë ngritjes sa herë përdoreshin duart, aq pikë hiqeshin dhe për çdo humbje ekuilibri zbritej një gjysmë pike.

Sipas studiuesve brazilianë testi verfikon gjendjen e muskujve të çdo individi dhe është i thjeshtë për t’u aplikuar.

Këshilla e tij për të gjithë ata që nuk marrin rezultatin e kënaqshëm grupi i studiuesve këshillon më shumë aktivitet fizik.

Shiko Videon:

TAGS