Terrori islamofob: kështu u shua një familje muslimane në Kanada

Terrori islamofob: kështu u shua një familje muslimane në Kanada

Të paktën katër persona u vranë dhe një u plagos rëndë kur një shofer minibusi u përplas me këmbësorët në një trotuar në Ontario të Kanadasë. Ata që u shuan qenë anëtarët e një familjeje muslimane.

Zëdhënësja e policisë Sandasha Bough tha se autori ishte një shofer 20-vjeçar.

Bough deklaroi se tre të rritur dhe një adoleshent vdiqën në vendin e ngjarjes, dhe një fëmijë u dërgua në spital me dëmtime serioze.

“Ne besojmë se viktimat ishin shënjestruar në këtë sulm për shkak të besimit të tyre,” tha shefi i Policisë së Londrës Steve Williams.

Duke theksuar se ata besojnë se sulmi ishte një veprim i qëllimshëm, Williams e përshkroi vdekjen e katër anëtarëve të së njëjtës familje si një “humbje të tmerrshme” dhe u bëri thirrje qytetarëve që kanë informacion në lidhje me sulmin të thërrasin zyrtarët.

“Ne kemi prova se ai veproi me paramendim dhe i planifikuar, i motivuar nga urrejtja. Ne besojmë se viktimat ishin në shënjestër sepse ishin muslimanë,” tha Paul Waight, një hetues policie, njoftoi AFP.

Policia tha se Hyde Park Road, ku ndodhi ngjarja, ishte e mbyllur për trafik dhe masat e sigurisë ishin marrë në zonë.

Shoferi 20-vjeçar, i cili iku pas incidentit, thuhet se u kap dhe u dërgua në paraburgim.

Kryeministri Kanadez Justin Trudeau tha se ai ishte “tmerruar” nga ajo që ai e përshkroi si një “akt urrejtjeje” dhe tha se ndenjat e tij ishin me viktimat, duke përfshirë djalin që mbijetoi.

“Komuniteti musliman dhe myslimanët në të gjithë vendin e dinë që ne jemi me ju. Islamofobia nuk ka vend në asnjë nga komunitetet tona. Kjo urrejtje është tinëzare dhe e përbuzur – dhe duhet të ndalet”, shkroi Trudeau në Twitter.

Këshilli Kombëtar i Muslimanëve Kanadezë tha se ishte tmerruar nga sulmi.

“Ky është një sulm terrorist në tokën kanadeze dhe duhet të trajtohet në atë mënyrë. Ne i bëjmë thirrje qeverisë të ndjekë penalisht sulmuesit në masën e plotë të ligjit,” tha Presidenti i Këshillit Mustafa Farooq.

Një incident i ngjashëm ndodhi në Toronto në prill 2018, kur dhjetë vetë u vranë dhe 15 u plagosën pasi një furgon u përplas në një zonë për këmbësorë.

Policia më vonë tha se i dyshuari i arrestuar, Alek Minassian, një 25-vjeçar nga Armenia, kishte kryer një “sulm terrorist automjetesh”, regjistruar si “sulmi më vdekjeprurës i automjeteve në historinë kanadeze”.

Alek Minnasyan, i cili u kap pas incidentit, u akuzua për dhjetë akuza të vrasjes së shkallës së parë dhe 16 akuza të vrasjes së shkallës së dytë.