Një tërmet shkatërrues goditi Turqinë mëngjesin e sotëm, rreth orës 04:17. Raportohet për qindra viktima dhe mbi 2000 të plagosur, ndërsa numri i të vdekurve fakeqësisht pritet të rritet.
Pas tërmetit të fuqishëm janë ndjerë të pakëtn 18 pasgoditje të tjera me magnitudë mbi 4 të shkallës Rihter.
Pista e aeroportit në Hatay është ndarë në mes si pasojë e lëkundjeve të fuqishme të tokës.