Ten Hag: Nuk ka avantazh të padrejtë të Ajax

Ten Hag: Nuk ka avantazh të padrejtë të Ajax

Trajneri i Ajax Amsterdam, Eric Ten Hag, ka dhënë disa komente në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve.

Ajax do të ketë përballë skuadrën e Tottenham Hotspur, në fazën gjysmëfinale të kompeticionit më prestigjioz në Evropë.

Para kësaj ndeshje, liga holandeze kishte shtyrë komplet xhiron në mënyrë që t’i jap kohë Ajax për përgatitjet e nevojshme.

Ndaj këtij vendimi kishte reaguar trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino, i cili kishte thënë se ky është avantazh i padrejtë i skuadrës nga Amsterdam.

Mirëpo, njësoj si argjentinasi nuk mendon Erik Ten Hag, i cili e sheh si diçka normale këtë situatë.

“Ne marrim 10 milionë euro për lojërat në Eredevisie, kurse ata marrin shumë më shumë për Premierligën. A nuk është kjo e padrejtë? Ka gjithmonë rrethana të ndryshme. Duhet pajtuar me to” ka thënë Ten Hag, transmeton lajmi.net.

Për të prekur fazën gjysmëfinale, skuadra e Ten Hag kaluar përmes Real Madrid dhe Juventus, duke bërë të ditur se nuk janë aty gabimisht.

Mbetet të shihet se si holandezi do ta përgatis skuadrën e tij për duelin me skuadrën londineze. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS