Teksa të tjerët shijojnë dëborën e parë, Arta shfaqet me bikini në plazh!

Teksa të tjerët shijojnë dëborën e parë, Arta shfaqet me bikini në plazh!

Ajo është një prej femrave më të dëshiruara e të bukura të showbiz-it shqiptar, bëhet fjalë për Arta Elezaj. Një nga bjondet më të këndshme e cila ka gjithashtu një trup tepër të bukur dhe linja trupore të mira, për të cilat punon fort në palestër e shpesh herë ndan pamje me ndjekësit e saj teksa po bën ushtrime.


Aktorja shfaqet shumë aktive nëpër rrjete sociale, e madje këtë herë, kur të gjithë po përpiqen të mësohen me ndryshimin e temperaturave të ulëta, duke kujtuar që tashmë kanë rënë dhe reshjet e para të dëborës, Arta është larguar duke shijuar ende stinën e verës.Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj disa pamje ku shfaqet me bikini dhe duke pozuar në një formë provokuese.

Duhet ta pranojmë që Arta dukej mjaft tërheqëse teksa bëhej gati për të dalë në plazh gjatë pushimeve të saj, le të themi verore, por gjatë një tetori të ftohtë.
Gjithsesi, ajo u shfaq paksa ndryshe dhe pothuajse komplet natyrale, vetëm me pak makijazh e sigurisht nuk mund të mungonin kaçurrelat e saj karakteristike.

TAGS