Të zhyteni apo jo pas ushqimit? Ja çfarë thonë ekspertët

Të zhyteni apo jo pas ushqimit? Ja çfarë thonë ekspertët

Zhytja pas ushqimit është një temë që është përfolur shumë. Sipas shumë personave, njerëzit nuk duhet të hyjnë në ujë menjëherë pasi kanë ngrënë. Mirëpo sa qëndron ky fakt?

Sipas ekspertëve nëse zhyteni menjëherë pasi keni konsumuar ushqim, nuk është mirë për sistemin tuaj tretës dhe mund të përfundoni me ndonjë problem shëndetësor apo në raste më të rralla edhe me vdekje.

Gjatë procesit së tretjes, qarkullimi I gjakut dhe metabozlimi  duhet të fokuoshen në tretjen e ushqimit. Nëse ju filloni të notoni apo të zhyteni menjëherë pas ushqimit, atëherë organizmi nuk mund ta përballojë dhe kështu bllokohet sistemi digjestiv.

Ky bllokim ndodhë në raste të rralla, kur ushqimi është shumë I fortë dhe tretet me vështirësi. Ndërsa në raste të tjera kur konsumoni vetëm ndonjë frut apo ushqim të lehtë, atëherë mund të zhyteni menjëherë dhe kjo nuk do të paraqesë ndonjë problem. /Gazeta Express

TAGS