Te PSG nuk e kanë pritur këtë nga Messi e Ramos

Te PSG nuk e kanë pritur këtë nga Messi e Ramos

Mesfushori i Paris Saint-Germainit, Ander Herrera, ka dhënë një intervistë të gjatë për “AS”, në të cilën ka folur për Messin, Ramosin dhe qëndrimin e Mbappes.

“Për dy ose tre muaj, me argjentinasit, kemi folur gjithmonë për mundësinë e ardhjes së Leos. Më ka befasuar shumë: e njohim të gjithë historinë e tij dhe kemi pasur vështirësi ta imagjinonim me një fanellë tjetër. E njëjta gjë ka ndodhur me Sergio Ramosin”, ka thënë Herrera.

“Kisha një ndjesi se Mbappe do të qëndronte. Dy javë para mbylljes së merkatos e kam pyetur dhe ai më ka thënë: ‘Jam këtu, jam këtu’. Ajo që ndodh në këtë sezon mund të ndikojë në zgjedhjet e tij të ardhshme”.

TAGS