Te Bayern Munchen arrin përforcimin e ri

Te Bayern Munchen arrin përforcimin e ri

Bayern Munich, ka konfirmuar nënshkrimin e mbrojtësit të Ajax, Noussair Mazraoui në një transfertë të lirë.

24-vjeçari ka nënshkruar një marrëveshje katërvjeçare dhe do t’i bashkohet zyrtarisht klubit kur kontrata e tij në Johan Cruyff ArenA të skadojë në fund të muajit të ardhshëm, përcjell ORAinfo.

Mbrojtësi i lindur në Holandë bëri më shumë se 100 paraqitje për Ajax pasi u diplomua nga akademia e të rinjve të klubit, duke fituar tre tituj të Eredivisie dhe dy Kupa Holandeze./ORAinfo/