Tayna ndez rrjetin me setin e ri fotografik (Foto)

Tayna ndez rrjetin me setin e ri fotografik (Foto)

Këngëtarja e njohur Tayna, ka 2 vite që ka vjedhur zemrat e publikut që kur u shfaq për herë të parë më hitin ‘Columbiana’. Ajo  kujdeset që të duket në formën më të mirë, madje shpesh herë edhe provokuese.



Kështu është shfaqur dhe në postimet e fundit në ‘Instagram’, ku vihet re e veshur me një bluze të bardhë me dekoltenë e hapur dhe pa reçipeta. Reperja nuk i ka lënë vend imaginatës, teksa ka ekspozuar format perfekte trupore.

Kujtojmë se pak javë më parë, Tayna publikoi projektin më të fundit muzikor që mban titullin “Qe Qe”, që rezultoi shumë i suksesshëm.  Ndërkohë, reperja është një hap më pranë drejt suksesit ndërkombëtar, pasi ka konfirmuar disa bashkëpunime me artistë të huaj.

TAGS