Tatuazh të njëjtë dhe deklarata plot dashuri/ Si i dha fund Beatrix lidhjes 3-vjeçare

Tatuazh të njëjtë dhe deklarata plot dashuri/ Si i dha fund Beatrix lidhjes 3-vjeçare

Beatrix Ramosaj është një ndër personazhet më të ndjekur aktualisht. Shkak është bërë lidhja që ajoformoi me Donaldin brenda shtëpisë së Big Brother. Por duket se vite më parë, këngëtarja ka pasur një tjetër lidhje publike, duke u shfaqur me partnerin e saj.


Ervi quhej djaloshi që qëndroi i lidhur për më shumë se 3 vjet me Beatrix, duke mos e fshehur dashurinë edhe në rrjetet sociale. Në ato kohë të dy flisnin për një dashuri të madhe të përjeshtshme aq sa edhe thurën të njëjtin tatuazh në trup. “Forever”, shkruhej në tatuazhin që Elvi dhe Trixa shënuan në trupin e tyre.

E duket se tashmë edhe ky kujtim është fshirë, ashtu si historia e tyre. Mesa thuhej në shtyp në atë kohë, dyshja nisi pas vitit të 3 të kishte konflikte, duke i dhënë fund këtij raporti. Atë kohë vetë artistja zgjodhi mos të jepte shumë detaje rreth ndarjes nga partneri, duke u mjaftuar me heqjen e të gjitha fotove nga rrjetet sociale.