Talenti Kean thyen rekordin e Balotellit në Serie A, vazhdon formën e jashtëzakonshme

Talenti Kean thyen rekordin e Balotellit në Serie A, vazhdon formën e jashtëzakonshme

Talenti Kean thyen rekordin e Balotellit në Serie A, vazhdon formën e jashtëzakonshme

Tinejxheri i Juventus, Moise Kean, ka vazhduar formën e tij të lartë edhe në ndeshjen kundër SPAL.

19 vjeçari arriti që të regjistrohet në listën e realizatorëve, duke shënuar gol në minutën e 30’ të takimit të luajtur sot.

Me këtë gol, talenti premtues ka thyer rekordin e Mario Balotellit, i cili gjithashtu dikur konsiderohej si talenti më i madh italian.

Moise Kean është bërë lojtari më i ri që ka shënuar në katër ndeshje radhazi në Serie A, që kur fitorja llogaritet me tri pikë, duke thyer kështu rekordin e Balotellit, transmeton lajmi.net.

Kean ka tundur rrjetën në ndeshjet kundër Empoli, Cagliari, Milan dhe së fundmi në humbjen kundër SPAL.

Paraqitje të mira talenti premtues ka pasur edhe me Italinë, ku gjithashtu shënoi gol në dy ndeshje radhazi.

Ai regjistron shtatë gola nga 11 ndeshje të luajtura këtë sezon, dhe skuadra e ka vendosur si prioritet vazhdimin e kontratës së tij. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS