Sytë zemra! Fatma Methasani publikon për 1-vjetorin e Noah foton e ëmbël nga lindja e tij

Sytë zemra! Fatma Methasani publikon për 1-vjetorin e Noah foton e ëmbël nga lindja e tij

Sot bëhet plot 1 vit nga dita kur dyshja e njohur, Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani u bënë prindër për herë të parë. Dyshja u bënë prindër të një djali, të cilin e pagëzuan me emrin Noah.



Në këtë ditë të veçantë për vogëlushin e tyre, nuk ka munguar urimi i modëratores, e cila ka postuar në Instagram foton që është shkrepur pak pas lindjes së djalit. Fatma gjithashtu ka publikuar edhe një foto të realizuar së fundmi me Noah, si për të treguar sa shumë është rritur ai brenda 1 viti.

“Sot bëjmë 1 vjeç! Noah dhe unë duam të dërgojmë një përqafim të madh për të gjitha mamatë! Është bota e nënave!”, ka shkruar Fatma në postimin e saj në “Instagram”.

https://www.instagram.com/p/CKlg4ghAZvN/

TAGS