Puna e mirë që ka bërë te Shqipëria, ka bërë që në shumë raste Sylvinho të marrë dhe oferta të ndryshme. E fundit vjen nga një klub brazilian.Gazetari Uilson Pimentel nga RTI Esporte në Brazil bën me dije se është klubi i Botafogos që ka kontaktuar me Sylvinhon. Ka qenë vetë pronari John Textor që të martën e 11 shkurtit e ka kontaktuar trajnerin dhe kanë folur në video-telefonatë, pikërisht për të shprehur interesin e klubit brazilian.
Ende nuk ka një ofertë konkrete për Sylvinhon, por sipas medies në fjalë në “pole-position” për rolin e trajnerit të Botafogos është Roberto Mancini.Botafogo vazhdon kërkimin për një trajner të ri që nga largimi i Artur Jorge, kampion i Copa Libertadores dhe kampionatit brazilian me ekipin nga Rio de Janeiro. Më parë Sylvinho ka qenë trajneri i Corinthians, rivalit të Botafogos.
Data 20.03.2025
Aktuale
- Ky është lumi më i ndotur në Evropë
- Lojtarët e Shkupit në dhimbje për humbjen e Andrej Lazarov, anulojnë stërvitjen
- Ministri kroat: S’e pyesim më Serbinë çka guxojmë të bëjmë e çka jo, s’kthehet kurrë më ajo kohë
- Reagon Driloni pas publikimit të bisedave telefonike nga Xheneta: Gjesti nuk ia dha dhe e kërkon te unë – ajo ka dëshirë të jetë në vëmendje
- Tragjedia në Koçani, vazhdohet paraburgimi prej 48 orëve për 16 persona
- Policëve të dyshuar për zjarrin në Koçan u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh
- ASHAM do të dhurojë 1.500.000 denarë për viktimat në zjarrin në Koçani
- Si asnjëherë më parë Luana po ia shpreh dashurinë këtij mashkulli