Sulmuesi i Liverpoolit po transferohet në Barcelonë

Sulmuesi i Liverpoolit po transferohet në Barcelonë

Aventurës së Roberto Firminos te Liverpool mund t’i ketë ardhur fundi. Braziliani nuk është më i paprekshëm në sytë e trajnerit Jurgen Klopp madje pas dëmtimeve të shpeshta e ka humbur edhe vendin e titullarit në formacionin e The Reds.

Para brazilianit në hierarkitë e trajnerit gjerman tashmë qëndron portugezi Diogo Jota dhe për këtë arsye Firmino po mendon seriozisht largimin nga Liverpooli.

Duke patur parasysh që kontrata e ish-lojtarit të Hoffenheim me Liverpoolin skadon pas një viti e gjysmë te The Reds mund ta nxjerrin në shitje që në merkaton e verës për të përfituar sa më shumë nga shitja e tij.

Ajo që interesohet më shumë për Firminon është Barcelona që është e gatshme të ofrojë deri në 20 milionë euro për brazilianin. Me shitjen e Firminos, Liverpooli do të hidhej në sulm për Luis Diaz, kolumbianin e Portos të cilin Klopp e pëlqen shumë.