Sulmuesi anësor i Milanit transferohet në Rusi

Sulmuesi anësor i Milanit transferohet në Rusi

Sulmuesi i Milanit, Samu Castillejo po i afrohet bashkimit me skuadrën ruse CSKA Moskë në një marrëveshje huazimi.

Sipas Maxim Fridman të Eurostavka shkruan në Twitter se Milani është i gatshëm të përfshijë një opsion për të blerë kartonin e lojtarit në vlerë prej 8-10 milionë euro, me negociatat në vazhdim për të rënë dakord për një marrëveshje përfundimtare, përcjell ORAinfo.

CSKA Moskë është e interesuar të nënshkruajë me spanjollin para se dritarja e transferimit të mbyllet për klubet e Premier League ruse më 7 shtator.

Castillejo nuk është në planet e Piolit për sezonin e ri dhe largimi i tij është punë e kryer. /ORAinfo/

TAGS