“Suksesi i Skënderbeut vështirë të përsëritet”, Liridon Latifi në “Sport News”: Vllaznia është pretendente për titull

“Suksesi i Skënderbeut vështirë të përsëritet”, Liridon Latifi në “Sport News”: Vllaznia është pretendente për titull

Futbollisti i Vllaznisë, Liridon Latifi, ishte i ftuar në emisonin “Sport News” të moderatores Enxhi Biba në “News 24”, ku foli për rikthimin në kampionatin shqiptar, arsyen pse zgjodhi Vllazninë dhe u rikthye pas në kohë duke kujtuar të kaluarën te Skënderbeu.


KTHIMI NË SUPERLIGË – Vitin e fundit nuk po kaloja mirë nuk po luaja shumë dhe doja të kthehesha të luaja më shumë , të kthehem në nivelet ku kam qenë, kjo ishte arsyeja.

VLLAZNIA – Ata që deshën me më marr, më morën. Vllaznia ka qenë skuadra më e interesuar, kjo është arsyeja pse erdha në Shkodër dhe jam shumë i kënaqur që erdha.

KAMPIONATI – Nuk shoh diçka ndryshe, është kampionat tamam shqiptar, i fortë dhe besoj se do të shkojë gjithçka në rregull.

SKËNDERBEU – Për Skënderbeun që ka qenë është e vështirë të bëhet skuadër e tillë, kishte shumë kualitet, koka ishte presidenti që bëri gjithçka në mënyrë perfekte, do të jetë shumë e vështirë për tu bërë dhe një herë, por nuk është e vështirë mund të bëhet me anë financiare. Kualiteti ka qenë shumë i mirë dhe vështirë se mund të bëhet prapë.

KOMBËTARJA – Ka qenë një ndër momentet më të mira të karrierës sime, më mungon shumë, kjo është një arsyeje më tepër që u ktheva, të jem në fokus të Kombëtares. Është ndjenjë e jashtëzakonshëm dhe presoj ta arrij prapë.  E kam ndjek çdo ndeshje Shqipërinë, më duket jashtëzakonisht mirë, çunat kanë bërë shumë gjëra të mira, shpresoj të vazhdojnë kështu kanë treguar kualitet dhe kanë marrë pikët e nevojshme.

TRANSFERIMI NË HUNGARI– Nuk di çfarë të them, që nga fillimi kur shkova kam pasur probleme me dëmtimet, nuk ishte dhe zgjedhja e duhur se ndonjëherë stërvitjet jo të duhura të sjellin dëmtime. Ndoshta do të ishte më mirë të zgjidhja një skuadër tjetër. Jam shumë i lumtur për sezonin e ri, dhe mendoj për Vllazninë, kemi filluar e kemi bërë një punë mjaft të mirë dhe shpresoj të vazhdoj me këtë ritëm.

DËMTIMET – Te Sherif Tiraspoli gjashtë muajt e parë kam bërë shumë mirë, por erdhi koha e pandemisë ku u ndalën të gjitha aktivitetet sportive, dhe 6 muaj shkuan huq, nuk kishte as kampionat as asgjë. Kjo ishte dhe arsyeja pse nuk më eci atje.

ZGJEDHJA E VLLAZNISË – E zgjodha pasi e shoh si pretendente, dhe me blerjet që ka bërë. Presidentin, trajneri, stafi kanë bërë punë të shkëlqyeshme, që dhe unë të shkëlqej e të marr meritat e mia, shpresoj mos t’i zhgënjej se ndonjëherë është edhe fati, nuk dua ti zhgënjej dua të arrij objektivat e mia dhe të klubit.

E VEÇANTA NË SHKODËR – Më pëlqen shumë grupi që kemi, jemi pozitiv dhe të gjithë afër njëri-tjetrit. Është plus i madh që të jemi pretendent deri në fund të kampionatit dhe jam i bindur se kështu do të vazhdojë.

OBJEKTIVI PERSONAL– Më kanë pritur shumë mirë tifozët dhe klubi, shpresoj tua kthej mbrapsht pritjen. Objektivat janë të ndihmoj skuadrën të shpallet kampion, tjetër nuk kam një synim, për shembull do bëj kaq gola, pasi nuk jam kështu lojtari dua t’ia lej punës, shpresoj të vazhdoj kështu.

TAGS