Suarez tregon se a do të festojë nëse do t’i shënojë Barcelonës

Suarez tregon se a do të festojë nëse do t’i shënojë Barcelonës

A do të festojë nëse i shënon Barcelonës? Tregon Suarez.

Suarez mezi pret përballjen me Barcelonën, thotë se s’do të festojë.

Luis Suarez, gjatë verës u befasua nga Barcelona, që ia tregoi derën dhe përfundoi te rivali i katalunasve, Atletico Madrid.

Së shpejti, menjëherë pas sfidave të përfaqësuesve miqësore dhe Nations League – do të përballen Atletico dhe Barcelona në “Wanda Metropolitano”, me 21 nëntor.

Suarez në një intervistë për AS, ka zbuluar se nëse shënon në atë ndeshje, s’do të festojë për hir të respektit për ish shokëve.

“Nuk do të festoj nëse shënoj, në shenj respekti ndaj shokëve dhe një klubi që më ka dhënë shumë”, u shpreh Suarez.

“Natyrisht, do të jetë speciale përballja me shumë shokë. Por do ta mbrojë fanellën e Atleticos deri në vdekje siç i kam mbrojtur të gjitha fanellat me të cilat kam luajtur. Po e shijoj kohën këtu dhe kam vullnet të vazhdoj t’i tregoj gjithë botës se çfarë lojtari jam”.

TAGS