Suarez po transferohet në Serie A

Suarez po transferohet në Serie A

Luis Suarez nuk dorëzohet për tu transferuar në Serie A.

Luis Suarez bëhet e ditur se ka refuzuar ofertat e skuadrave të mëdha braziliane pasi dëshiron akoma të qëndrojë në Europë.

Mediat spanjolle bëjnë të ditur që uruguajani ka refuzuar ofertat e Palmeiras, Corinthians dhe Atletico Mineiro për shkak se dëshiron të luajë akoma në ligat më të forta.

Ndërkohë që mediat në Angli menjëherë kanë filluar spekulimet për një qarkullim të tij të mundshëm tek Aston Villa, për shkak se Steven Gerrard ka qenë kapiteni i tij gjatë kohës kur luanin bashkë tek Liverpool.

Mirëpo informacionet e ditëve të fundit kanë vetëm një adresë për Suarez, e ajo është padyshim Juventusi.

El Pistolero nuk ka asgjë kundër këtij transferimi dhe para dy viteve ishte shumë pranë transferimit por ndodhi skandali në provimin e gjuhës që nevojitej për pasaportën italiane.

Por tashmë kohërat duket se kanë ndryshuar dhe Biankonerët këtë herë nuk e kanë ndërmend që të bëjnë gabime