Suarez ia dëshiron këtë gjë Griezmannit te Barcelona

Suarez ia dëshiron këtë gjë Griezmannit te Barcelona
14:08 | 8 Gusht 2019

Luis Suarez ka shpresa të mëdha se partneri i ri në fazën e sulmit, Antoine Griezmann, do të përshtatet shumë shpejtë në ‘Camp Nou’.

Reprezentuesi francez është transferimi më i madh i kësaj vere te Barcelona, për të cilin Atletico Madridit i janë paguar 120 milionë euro.

“Ishte vetëm ndeshja e dytë që luajtëm së bashku dhe është vetëm fillimi i asaj që do të bëjmë së bashku këtë sezon”, ka thënë Suarez pas fitores ndaj Napolit, përcjell lajmi.net.

“Ai duhet t’i përshtatet stilit të Barcelonës dhe kjo nuk është aspak e lehtë”.

“Është e vështirë për të gjithë në fillim. Por ai është një lojtar shumë inteligjent, dhe shpresojmë që ai të përshtatet sa më shpejtë të jetë e mundur”./Lajmi.net/

TAGS