Stuhi gjatë ndeshjes, kështu dridhej nga i ftohti Messi mbrëmë

Stuhi gjatë ndeshjes, kështu dridhej nga i ftohti Messi mbrëmë

Real Madridi e bëri për vete një tjetër “El Clasico” dhe kështu mori përkohësisht lidershipin në tabelë.

Ndeshja mes Real Madridit dhe Barcelonës ishte e zjarrtë përkundër motit të keq e shiut të rrëmbyeshëm.

Madje, në një moment kamera e zuri Lionel Messin teksa dridhej gjatë ndeshjes, në kohën kur gjyqtari po rregullonte diçka në fanellën e tij.

Messi pati një mundësi të artë në fund të pjesës së parë teksa gjuajti nga korneri, kurse gjuajtja e tij u ndal nga traversa.

TAGS