Studimi anglez tregon që varianti i ri i virusit nuk shkakton sëmundje më të rëndë

Studimi anglez tregon që varianti i ri i virusit nuk shkakton sëmundje më të rëndë

Sipas një studimi të organeve të shëndetit publik në Angli, varianti i ri i koronavirusit nuk duket se shkakton sëmundje më të rëndë te personat e infektuar.

Shkencëtarët thonë se varianti i ri i koronavirusit përhapet më shpejt. Rastet e para u shënuan në Angli në mesin e dhjetorit dhe bënë që shtetet tjera t’i vendosnin këtij vendi masa kufizuese në udhëtime.

Të dhënat e studimit u nxorën nga krahasimi i 1.769 personave të infektuar me variantin e ri me 1.769 persona të tjerë që e patën llojin e egër të virusit, siç u shprehën shkencëtarët. Grupet u krahasuan kokë me kokë sipas moshës, gjinisë, vendit të banimit dhe kohës së testimit.

Nga 42 persona që u pranuan në spitale, 16 ishin të infektuar me variantin e ri të virusit, ndërsa 26 të tjerë e patën llojin e egër të koronavirusit. Sa u përket rasteve fatale, 12 vdekje u shënuan në grupin e të infektuarve me variantin e ri, ndërsa 10 në grupin e të infektuarve me llojin e egër.

TAGS