Stresi rrëfen se është infektuar dy herë me Covid-19: I kalojmë gjërat pa bërë shumë zhurmë

Stresi rrëfen se është infektuar dy herë me Covid-19: I kalojmë gjërat pa bërë shumë zhurmë

Reperi i njohur Stresi ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave, pasi zbuloi se ishte prekur nga koronavirusi ndërsa i ka shokuar që të gjithë përmes disa videove të publikuara në Instagramin e tij, ku shfaqet në një festë ditëlindjeje.



I ftuar ditën e djeshme në emisionin “Ftesë ne 5” në Top Channel, reperi tregoi për herë të parë se është infektuar dy herë nga Covid-19.

“Një herë besoj jam infektuar kur isha në një koncert me grupin në Greqi. Ishim atje dhe kishim simptomat, por kështu jemi si grup ne, i kalojmë gjërat pa bërë shumë zhurmë. Nuk u thamë as prindërve. Për të mos i bërë merak e kështu.

Ndërsa hera tjetër ishte tani, pata të njëjtat simptoma. Por që tani jam mirë, dhe kam bërë dhe tamponin dhe kam dalë negativ,” tha Stresi.

TAGS