Stresi flet për marrëdhënien me Kejsin: Prej një viti nuk shihemi, është e vështirë të bëhemi prapë bashkë

Stresi flet për marrëdhënien me Kejsin: Prej një viti nuk shihemi, është e vështirë të bëhemi prapë bashkë

Marrëdhënia e Stresit dhe Kejsit vijon të jetë në qendër të vëmendjes. Në një intervistë për ‘Edicionin veror’ reperi tregoi se ata nuk janë në një pauzë, pasi kanë kontakte me njëri-tjetrin.



Më tej reperi shtoi, se prej një viti dyshja nuk është takuar dhe është e vështirë të bëhen sërish bashkë, mirëpo mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë, pasi la të kuptohej se gjithçka do t’ia lënë kohës.

“Ne duhemi në distancë aktualisht. Nuk mund të them që jemi në një pauzë, kemi kontakte, flasim, mundohemi që të jemi bashkë. Nuk është se nuk po i bëjmë përpjekjet, por tani të shohim. Kejsi është në Kanada për momentin.

Prej një viti nuk shihemi, thjesht mbajmë kontakte, është shumë e vështirë të bëhemi prapë bashkë, është shumë e vështirë, është shumë e lehtë. Dashuria mes nesh ekziston, nuk është se nuk ekziston, ekziston shumë por tani të shohim. Periudha e pandemisë na ka bllokuar shumë,”– tha reperi.

TAGS