Strategjia e re e Biden për të vaksinuar skeptikët: Merr një dozë vaksine dhe pi një birrë falas

Strategjia e re e Biden për të vaksinuar skeptikët: Merr një dozë vaksine dhe pi një birrë falas

Nisma e re që synon vaksinimin e amerikanëve skeptikë kundër Cov id-19

Bashkëpunimi i ri mes Shtëpisë së Bardhë dhe Anheuser-Busch do të ofrojë birra falas nëse vendi do të arrijë qëllimin e tij për të vaksinuar 70% të popullsisë deri në 4 korrik.

Kjo është një nismë e re që synon vaksinimin e amerikanëve skeptikë kundër Covid-19.

Në një deklaratë, Biden u tha qytetarëve se pas marrjes së dozës së vaksinës ata do të mund të pijnë birra falas për 21 vite ose më shumë për të festuar pavarësinë.

“Merrni një dozë të vaksinës dhe pini një birrë. Birrë falas për të gjithë që janë mbi 21-vjeç për të festuar pavarësinë nga virusi,” tha ai.

Ka edhe më shumë pije alkoolike falas nga rrjetet e tij të bashkëpunimit me sektorë privat për të bindur skeptikët të vaksinohen.